Google ADS

Rektorët e universiteteve publike, kërkojnë zgjidhje për mbajtjen ‘online’ të provimeve e kollokfiumeve

13:41 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Sot është mbajtur mbledhja e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës për të vlerësuar nivelin e zhvillimit të procesit mësimor onlajn në kohë të pandemisë Covid 19. Në këtë konferencë është kërkuar gjetja e një zgjidhje për mbajtjen online edhe të provimeve dhe kollokfiumeve.

Siç thuhet në njoftim, “situata e krijuar si pasojë e pandemisë ka shtyrë Konferencën e Rektorëve dhe Universitetet Publike të ndërmarrin veprime alternative në mënyrë që mësimi të vazhdojë në distancë (onlajn) sipas statuteve të Universiteteve dhe Ligjit për Arsimin e Lartë. Procesi mësimor në formatin onlajn ka filluar me aplikacione nga interneti si www.meet.google, Moodle, SEMS, SMU, dhe më pastaj përmes aplikacionit më të avancuar SMU të ndërlidhur me www.meet.google, me ç’rast stafi akademik dhe studentët kanë mundësi komunikimi me të mirë duke gjeneruar të gjitha të dhënat në aplikacionin e universitetit”.

Për me shumë së tre javë që kur ka filluar organizimi i mësimit në distancë, pjesëmarrja a stafit akademik dhe studentëve është e plotë, në shumicën e rasteve pjesëmarrja e studentëve është më e madhe se gjatë mësimit në klasë, orë të humbura ka shumë më pak etj. problem për të cilën jemi duke kërkuar zgjidhje është mbajtja e praktikave, për të cilat kërkohet prezencë e drejtpërdrejtë e studentit në laborator ose në klasë (Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Edukimit, programet e Muzikës etj.).

Deri më tash janë organizuar me sukses edhe mbrojtja e temave të diplomës onlajn në nivelin bachelor, ndërsa shumë shpejt do të fillohet edhe me mbrojtjen e temave në nivelin master.

Konferenca e Retorëve konstatoi se Universitetet Publike duhet të gjejnë zgjidhje dhe të përgatiten të organizojnë onljan edhe kollokfiumet dhe provimet, në mënyrë që të finalizohet i gjithë procesi mësimor në këtë vit akademik.

Konferenca e Rektorëve falënderon për angazhim dhe ndihmë në suksesin e procesit mësimor onlajn të gjithë studentët, familjet e tyre, stafin akademik dhe menaxherët e të gjitha niveleve të Universiteteve Publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme