Rekord tiketash të shqiptuara në trafik gjatë ditës së djeshme

10:41 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme, në tërë territorin e Kosovës ka shqiptuar 1232 tiketa trafiku për kundërvajtësit, shkruan arbresh.info.

Po ashtu, siç njofton Policia, gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 29 aksidente trafiku prej të cilave 18 me të lënduar, 11 pa të lënduar dhe asnjë me fatalitet./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme