Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është shënuar një rekord i udhëtarëve prej dy milionësh brenda një viti për herë të parë.
E për këtë udhëtari i dy miliontë, Naser Sadriu nga Podujeva, është shpërblyer me një biletë kthyese dhe me shërbimet e aeroportit brenda një viti, njofton Klan Kosova.
Saudriu, i cili jeton në Zvicër ka ardhur në Kosovë për një rast vdekjeje, ndërsa ka falënderuar aeroportin për këtë dhuratë.
Ndërkaq, drejtori i operimeve, Gokman Aritay, ka thënë se numri i madh i udhëtarëve brenda këtij viti është një sukses i madh për aeroportin “Adem Jashari”.
“Është kënaqsi e imja te mirëpres udhëtarin e dy miliontë, si festë historike. Numri i udhëtarëve është në rritje dhe ky llogaritet si sukses i aeroportit tonë”, ka thënë Aritay.
Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekajt, ka thënë se ky sukses është i përbashkët dhe se ka premtuar se do të jetë mbështetës i fuqishëm i punëtorëve të zellshëm dhe kompanive.
“Ky është një mesazh për të gjitha kompanitë dhe ata që duan të investojnë në Kosovë se Kosova është hapësirë e mundësive për të investuar. Kjo është një storie që duhet të përkrahet dhe vetë dëshmia e sotme e pasagjerit të dy milionte ka një domethënie se ne nuk do te ndalemi këtu. Ky aeroport ka pas sukses gjatë këtij viti. Ne kemi bërë investime edhe në zgjatjen e pistave për t’u për qytetarët”, përfundoi Lekaj.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...