Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) pas hetimeve ka rekomanduar suspendimin e komandantit të stacionit policor në Prizren dhe komandantit të nën stacionit policor në Zhur.
Kështu ka bërë të ditur IPK-ja përmes një njoftimi zyrtar, shkruan arbresh.info.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 dhe “Ushtrim ndikimi” neni 424 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Çështja ka të bëjë me ndërhyrjen e pa autorizuar të dy zyrtarëve policorë në një gjobë për kundërvajtje në trafik.
“Hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar ditë më herët ku hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se dy zyrtarë policorë (komandanti i stacionit të Prizrenit me gradën e majorit dhe komandanti i nën stacionit policor të Zhurit me gradën e rreshterit) kanë ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik me ç’rast dyshohet se janë ndryshuar neni dhe paragrafi, pastaj është ndryshuar vlera e gjobës. Dyshimet janë se gjatë ndërhyrjes së paautorizuar janë larguar edhe pikët negative të shqiptuara si dhe është revokuar ndalesa për vozitje dhe konfiskimi i patentë shoferit”, thuhet tutje në njoftim.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast./arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...