Me 6 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, ka iniciuar shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave në mbledhjen e sotme.
Kërkesën për shkarkim e ka bërë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Salih Zyba.
“Në vlerësimin që i kemi bërë në raportimin që ka qenë punë e këtij bordi mendoj se sot është vetëm çështja e votimit. I qëndroj kërkesës sime”, ka thënë Zyba.
Kundër shkarkimit është shprehur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura, ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka abstenuar në votim, me arsyetimin se duhet të bëhet një analizë e secilit anëtarë veç e veç dhe jo të ketë votim kolektiv.
Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli, tha se kur bordi ka raportuar nuk ka arritur të bëjë dallime se kush ka punuar mirë dhe kush jo.
“Nuk kam arritur të bëjë një dallim se kush ka punuar më keq apo më mirë, pasi puna ishte ekipore. Në bazë të asaj që kemi diskutuar kam një numër të vërejtjeve. Është shqetësuese ulja e numrit të udhëtarëve, siguria”, tha ajo./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...