Ndonëse qytetarët e Kosovës po e presin me entuziazëm të madh rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për vizat, por njohësit e integrimeve evropiane thonë se ky vendim është vetëm hapi i parë në këtë drejtim.
Kjo pasi që sipas tyre, rekomandimi i Komisionit duhet të shkojë edhe në Këshillin e Bashkimit Evropian që në këtë rast përbëhet nga ministrat e brendshëm të shteteve anëtare.
Më pas, ky institucion me shumicën e kualifikuar të votave e përkrah ose e hedh poshtë këtë raport.
“Sot mund të bëhet vetëm rekomandimi pozitive zyrtar nga ana e Komisionit Evropian, por kjo asesi nuk nënkupton përfundimin për liberalizim të vizave. Vendimi finale merret në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe votohet sipas sistemit të shumicës së kualifikuar. Sistemi i shumicës së kualifikuar nënkupton se duhet votuar 55 për qind të shteteve anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë të Bashkimit Evropian”, thotë për Arbresh.info profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazrreku.
Edhe ligjëruesi tjetër i kësaj fushe, Lirim Zorra thotë se kjo çështje duhet të jetësohet nga dy institucionet e lartë cekura, raporton Arbresh.info.
“Sot Komisioni Evropian jep rekomandimin për plotësimin e kritereve për liberalizim të vizave. Opinioni pozitiv ose negativ i komisionit sigurisht është në bazë të ekspertizës nga ana e ekspertëve dhe ky rekomandim nuk është obligativ për Këshillin e Ministrave dhe Parlamentin Evropian, të cilët vendosin për këtë çështje. Rekomandimi mund të caktojë kohën edhe ndonjë kusht momental të përkohshëm”, tha Zorra për Arbresh.info.
Por, pavarësisht kohës dhe procedurave deri të liberalizimi i plotë, profesori Mazrreku thotë se e mira e krejt saj është se Kosovës nuk mund t’i paraqesin problem ato shtete që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj.
“Sa i përket shteteve që nuk e kanë njohur ende Pavarësinë e Kosovës ato mund të përdorin instrumentin e pakicës për të bllokuar këtë çështje dhe këtu nevojitet të jenë minimumi katër shtete. Por, fati i jonë është se këto pesë shtete nuk mund të arrijnë t’i përfaqësojnë 35 për qind të popullsisë së Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.
Profesori universitar paralajmëron për një rrezik tjetër që mund të shfaqet dhe që do të rezultonte me mos liberalizim të vizave.
“Skenari i frikshëm për Kosovën është se këtyre pesë shteteve mund t’i bashkohet ndonjë shtet që e ka njohur Kosovën, por që është skeptik ndaj hapjes së kufijve, siç është Polonia apo Çekia”, shtoi ai.
Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, të cilët gjenden në një vizitë zyrtare në Bruksel së bashku me presidentin dhe kreun e shtetit, Hashim Thaçi, kanë paralajmëruar se sot pritet të jepet rakomandimi pozitiv për vizat nga ana e Komisionit Evropian.
Kosova është vendi i vetëm në rajon ku qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm drejt vendeve të BE-së./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...