Reja e Ibrahim Rugovës mbështet Beqirin për kryetar të Prishtinës

21:31 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka vendosur se me kënd do të kandidoj në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Partia, e cila kishte udhëhequr me kryeqytetin deri në vitin 2013, është në kërkim të një kandidati, i cili do ta sfidonte seriozisht Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.

E, në debatin se kush duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës është përfshire edhe familja Rugova.

Blerina Kllokoqi-Rugova, bashkëshortja e Ukë Rugovës, po e mbështet hapur kandidimin e Ismet Beqirit për kryetar të Prishtinës, transmeton ‘Indeksonline.

Madje, ajo ka përmendur disa arsye pse Beqiri duhet të jetë kandidat i LDK-së për të parin e kryeqytetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme