Rehabilitimi i kanali të Ibër-Lepencit, Kurti: Ata dështuan, e ne jemi më të fortë se kurrë

19:06 | 31 Dhjetor 2024
E.G

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se vetëm një muaj është dashur për ta rehabilituar kanalin e Ibër Lepencit që ishte cak i sulmit terrorist.

Sipas tij, ky sulm kishte për qëllim dëmtimin e pariparueshëm të tij, shkruan Arbresh.info.

“Ata dështuan, e ne jemi më të fortë se kurrë.”, shkroi Kurti.

Tutje ai falënderoi ndërmarrjen publike, ministrinë e Ekonomisë dhe punëtorët.

“Falënderim të përzemërt për ndërmarrjen tonë publike, ministrinë e Ekonomisë dhe për punëtorët që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme çdo ditë prej ndërhyrjeve emergjente për të siguruar rrjedhën e ujin e deri të riparimi i kanalit.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme