Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, sot sërish ka regjistruar një seri tërmetesh.
Epiqendra e njërit prej tërmeteve që është ndjerë në jug të vendit, ishte 120 km në jug të Shkupit në Greqinë fqinje.
Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti është ndjerë më fuqishëm në orën 04:00 dhe 01 minuta, me magnitudë të Rihterit lokal ML3.7 dhe intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, nga popullata në qytetin e Manastirit dhe zonën përreth.
Gjithashtu, tërmet është regjistruar edhe në Shkup në orën 9:09, fuqia e të cilit ka qenë 2.5 shkallë Rihter. Ky tërmet ka qenë me epiqendër afër fshatit Studeniçan me një thellësi prej 10 km./Telegrafi/
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora