Google ADS

Regjistrohen edhe 34 raste të reja në Kosovë

22:00 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Mbrëmjen e sotme janë konfirmuar 34 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Të gjitha rastet pozitive janë kontakt, transmeton portali arbresh.info.

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë (7) raste Gjilan, shtatë (7) raste Livoç i epërm dhe një (1) rast Kosaçë), gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Prizren dhe një (1) rast Gërnçar), pesë (5) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Mirash dhe një (1) rast Ferizaj), dy (2) raste me vendbanim në Rahovec, dy (2) raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një (1) rast Zaplluzhë dhe një (1) rast Plavë) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan.

Kjo e çon totalin e përgjithshëm të të infektuarve me koronavirusin e ri në 703.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 prill 2020 sipas Eorldometers, janë raportuar gjithsej 2.807.240 raste të COVID-19 dhe 195.796 raste të vdekjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme