Regjistrimi i popullsisë për diasporën është ende i hapur.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me anë të një njoftimi në Facebook.
Sipas ministrisë, afati fundit për regjistrim është 31 gusht.
Regjistrimi i diasporës bëhet përmes platformës ekosova.
“Regjistrimi për #diasporën është ende i hapur Planifiko të ardhmen – REGJISTROHU Afati i fundit; 31 gusht 2024”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ndryshe, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Sipas të dhënave të publikuara del se në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë ku prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.
Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
ASK publikon të dhënat, popullsia e Kosovës përbëhet nga 1.5 milionë banorë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...