Regjistrimi i deputetëve, sot në ditën e tretë dhe të fundit

07:34 | 28 Korrik 2017
Arbresh.info

Në Kuvendin e Kosovës do të vazhdoj edhe sot regjistrimi i deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Në ditën e parë ishin regjistruar 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare, ndërsa dje u regjistruan edhe 43 të tjerë, duke arritur gjithsej në 89 deputetë.

Gjatë dy ditëve të para janë regjistruar edhe liderë partishë si ai i  AKR-së, Behgjet Pacolli dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.

Gjatë ditës së sotme pritet që të regjistrohet edhe deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi i cili ndodhet në arrest shtëpiak./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme