Ministria e Punëve të Brendshme para një dite ka njoftuar se të gjitha personat që kanë automjete me targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.
Në lidhje me këtë vendim ka reaguar ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, përcjell Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Ministri Rashiq ka shkruar se ky vendim ka ardhur pas kërkesave të shumta të qytetarëve kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është një tjetër dëshmi e pragmatizmit të punës sonë, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve tanë.
Postimi i plotë:
Njoftojmë qytetarët se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 30 tetor 2023 është marrë vendimi 1/170 për vazhdimin e afatit për regjistrimin paraprak të automjeteve dhe për t’iu mundësuar atyre që posedojnë targat e qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Republika e Serbisë të kalojnë në RKS nga 1 Dhjetor 2023.
Ky vendim i Qeverisë vjen pas shumë kërkesave të qytetarëve kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është edhe një dëshmi e pragmaticitetit të punës sonë, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve tanë.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...