Në kuadër bashkëpunimit te vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Regjimenti i Mjekësisë i FSK-së ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët me Shërbimin Mjekësor të FARSH-it ku kanë realizuar stërvitjen e përbashkët për ROL1.
Siç njofton FSK-ja, qëllimi i këtij aktiviteti ishte avancimi i ndërveprueshmërisë profesionale mjekësore ndërmjet të dy forcave tona, ku synim i përbashkët është integrimi në strukturat e NATO-s.
Ky është një hap shtesë në përafrimin dhe standardizimin e procedurave për këtë funksion të rëndësishëm të mbështetjes luftarake. Gjithashtu ky aktivitet kishte një rendësi te madhe edhe për përgatitjen e dy njësive për procesin MEDEVAL të NATO-s.
“Forca e Sigurisë së Kosovës falënderon Forcat Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ofrimin e kapaciteteve të saj në zhvillim të aktiviteteve bilaterale. FSK dhe FARSH vazhdimisht zhvillojnë aktivitete bilaterale në përmbushje të objektivave përkatëse duke kontribuar në paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin