Google ADS

Regjimenti i këmbësorisë së FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11”

09:13 | 11 Mars 2024
E.H

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, kompania e dytë B e Regjimentit të dytë të këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor ‘’Fortuna 11”.

FSK bënë të ditur se ky ushtrim ka për qëllim përgatitjen taktike dhe fizike për fazat tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.

“Ushtrimi është realizuar në kuadër të planit vjetor të trajnimeve ku ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake në mënyrë që të përgatis, trajnoj personelin në Nivelin T2, këmbësori e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit në nivel skuadre në veprimet individuale dhe kolektive në operacionet luftarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme