Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Mark Regev, në një intervistë ka thënë se Hamasi e ka filluar luftën, ndërsa ata do ta përfundojnë me fitoren e tyre. I pyetur për civilët në Gaza, Regev ka thënë se nuk janë duke i targetuar ata, dhe se u kanë kërkuar që të largohen nga veriu, pasi sipas tij, aty do të ketë luftime të ashpra.
Këshilltari i lartë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Regev tha se popujt e dy shteteve janë miq të mirë.
“Populli i Kosovës dhe i Izraelit janë miq. Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre”, theksoi ai
RTK: Zoti Regev, është raportuar se forcat tokësore izraelite kanë hyrë në Gazë gjatë natës. Si është situata atje?
Regev: Operacioni ynë në Gazë kundër terroristëve po vazhdon edhe më tej. Gjithçka çfarë mund të them në këtë moment është se ne jemi në betejë, jemi në luftë. Izraeli nuk e donte këtë luftë, por na u detyrua nga Hamasi dhe Organizata Terroriste ISIS. Ata na sulmuan më 7 tetor, masakruan njerëzi tani, ata vranë, përdhunuan, dogjën njerëz të gjallë, vranë prindërit në prani të fëmijëve të tyre dhe fëmijët në prani të prindërve të tyre dhe morën mbi 220 njerëz peng. Ne nuk e deshëm këtë luftë, por Hamasi e filloi këtë luftë dhe ne po i përgjigjemi dhe do ta përfundojmë këtë luftë me fitoren e Izraelit.
RTK: Gjithashtu raportohet se ajo që është parë në 24 orët e fundit është diçka që nuk është parë që nga fillimi i luftimeve. A mund të themi se luftimet kanë hyrë në një fazë të re?
Regev: Ne nuk targetojmë qytetarët dhe sigurisht duam të jemi të kujdesshëm me jetët e qytetarëve tanë. Ne nuk kemi iluzione për Hamasin. Është një organizatë brutale terroriste e cila është në gjendje të kryej akte (brutale) kundër njerëzimit. Ne ishim viktima të atyre akteve tre javë më parë, të shtunën e 7 tetorit. Kështu që ne po luftojmë për mbrojtur popullin dhe shtetin tonë. Por mendoj që njerëzit e Gazës po ashtu meritojnë më mirë se që kanë me Hamasin. Ky regjim terror u ka sjellë atyre vetëm vuajtje dhe varfëri.
RTK: Por, a po mbroni po ashtu njerëzit e Hamasit, pasi kemi parë fëmijë, gra e burra që janë vrarë në Gazë gjithashtu. Janë mbi 7 mijë njerëz të vrarë?
Regev: Ne nuk duam të shohim asnjë civilë të vrarë, e sigurisht nuk duam të shohim fëmijë të vrarë. Ne nuk jemi duke i targetuar civilët, ne nuk jemi duke i targetuar fëmijët, ne jemi duke e luftuar Hamasin. Por Hamasi po e bënë këtë shumë të vështirë sepse Hamasi po përdor njerëzit e Gazës si mburojë. Liderët e Hamasit po qëndrojnë në bunker nëntokësorë dhe ata paraqiten shumë të lumtur duke sakrifikuar civilët për t’i mbrojtur ata.
RTK: Kemi parë që qytetarët e Gazës që disa javë kanë mbetur pa ushqim, ujë e energji. A u keni dalë në ndihmë atyre?
Regev: Ne kemi qenë duke punuar me komunitetin ndërkombëtar për të lehtësuar kalimin e tyre nga Egjipti nëpërmjet vendkalimit Rafah për furnizim me ujë, ushqim dhe medikamente për popullin e Gazës. Ne po ashtu i kemi kërkuar popullit të Gazës që të largohet nga veriu, pasi e dimë që do të ketë luftime të rënda dhe ne nuk duam të shohim civilët të ndodhen në mes të luftimeve mes Forcave mbrojtëse të Izraelit dhe terroristëve të Hamasit.
RTK: Zoti Regev, nuk dua të ju marrë shumë kohë, por kam një pyetje edhe për situatën në Kosovë. Besoj që jeni në dijeni për situatën në veri të Kosovës. Më 24 shtator një polic i Kosovës është vrarë nga një grup kriminal serbë. Cfarë mendoni për situatën në Kosovë dhe cili është mesazhi i Izraelit për Kosovën dhe Serbinë.
Regev: Nuk dua të them diçka për të cilën nuk jam në dijeni të fakteve. Unë e di që populli i Kosovës dhe i Izraelit janë miq. E njoh ambasadorin tuaj në Izrael dhe e di që Kosova ka treguar se është mike e popullit dhe shtetit hebre. Për incidentin që e përmendët më duhet të marrë më shumë informata për shkak se tash e tri javë jam i angazhuar me këtë krizë prandaj edhe nuk mund të japë ndonjë mendim apo të them diçka që nuk do të ishte e saktë. Më vjen keq.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...