Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, Geoff Regan, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kanadasë dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, veçanërisht në fushën parlamentare.
Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës.
“Ishte prekëse të vizitoja kampin ushtarak në Halifax ku kanë arritur shumë refugjatë kosovarë në vitin 1999. Por ishte kënaqësi të shohësh se ata fëmijë që kishin arritur si refugjatë tani janë profesionistë, artisë, sportistë, të integruar në shoqërinë kanadeze”, u shpreh Presidenti.
“E çmojmë edhe përkrahjen e Kanadasë për rindërtimin e vendit pas lufte dhe përkrahjen tani për konsolidimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, shtoi ai.
Sipas komunikatës së Presidencës, kryesuesi Regan e lavdëroi Kosovën për ndërtimin e një shteti të suksesshëm, ku mbizotërojnë të drejtat e njeriut dhe diversiteti, vlerë e përbashkët e Kanadasë dhe Kosovës.
“Para 20 vitesh ju kemi pritur si refugjatë ndërsa tash ju presim si partnerë”, u shpreh Regan.
Presidenti u shpreh se Kosova dhe Kanadaja duhet të thellojnë bashkëpunimin, në nivel të parlamenteve, por edhe në rrafshet e tjera, si ekonomia dhe siguria.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet