Refuzohet kërkesa e prodhuesve vendor për uljen e akcizës për lëngje

15:02 | 21 Korrik 2020
M. A.

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar kundër uljes së akcizës në lëngje nga 4.5 cent për litër në 0.5 cent për litër.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e bizneseve të cilat merren me prodhimin e lëngjeve.

Ajo tha se kjo po bëhet për shkak të goditjes që pandemia i ka shkaktuar biznesit.

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami tregoi për ketë vendim, e cila tha se akciza prej 4.5 cent në lëngje është shumë e lartë.

“Qeveria ka marrë vendim për ndryshimin e tatimit të akcizës në lëngje dhe automjetet hibride. Sipas kërkesës së bizneseve akciza 4.5 cent në lëngje është shumë e lartë. Ministria e Financave propozon që të zbritet në 0.5 cent në litër”.

“Akciza për veturat hibride për shkak te stimulimit te blerjes së tyre kemi marrë vendim nga 500 euro në 10 euro. Impakti Financiare për këto dy është 5 milion euro në vit për lëngje. E sa i përket veturave 11 mijë euro në vit”, tha ajo.

Lidhur me këtë iniciativë të Qeverisë anëtarët e komisionit shprehën rezervat e tyre për shkak të ndikimit që mund të ketë kjo në buxhetin e shtetit.

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza rekomandoi për kujdese për shkak se ulja e taksave sipas tij, qon në rritje të borxhit publik.

“Ne duhet të kemi kujdes në gjetjen e ekuilibrave për të mos i dëmtuar të hyrave”, tha ai.

Kryetari i Komisionit, Hekuran Murati tha se ndihma për prodhuesit vendës duhet të ekzistoj për prodhuesit e sidomos në këtë kohë.

“…pyetja vjen se sa ne po krijojmë avantazh për prodhuesit vendor duke e hequr akcizën edhe për importuesit. Dihet që për shkak të MSA se ne nuk mund t’i favorizojmë prodhuesit tanë”.

“Për mua është vështirë ta mbështes kur nuk e kemi informatën se sa nga të hyrat nga akciza vinë nga importuesit dhe sa prej tyre vinë nga prodhuesit vendorë. Sa i përket akcizës për veturat hibride edhe unë e mbështes”.

E për këtë reagoi ministrja Bajrami, e cila tha se kërkesa për heqje të akcizës në lëngje vjen ekskluzivisht nga prodhuesit vendor.

Murati tha se duhet të bëhen zgjidhje të tjera për t’i ndihmuar prodhuesit vendës.

Deputetët kërkuan që Qeveria të jap opsione të reja sa i përket kësaj çështje duke i ndihmuar prodhuesit vendës.

Ata ishin kundër heqjes së akcizës për shkak se ky vendim heq akcizën edhe për lëngjet e importuara.

Propozimi i Qeverisë u hodh në votim mirëpo nuk mori përkrahjen e deputetëve.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi tha se nuk mund të diskriminohen importuesit e huaj e të favorizohen prodhuesit vendës për shkak se Kosova është nënshkruese e MSA-së, e cila ndalon favorizimin e ndonjë sektori.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/991642177974140/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme