Refuzohet kërkesa e Kadri Veselit për lirim nga paraburgimi

15:48 | 23 Janar 2021
Arbresh.info

Ish komandantit  të UÇK-së i është refuzuar lirimi nga Gjykata Speciale.

Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou ka refuzuar kërkesën e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli për lirim nga paraburgimi, shkruan portali arbresh.info

Gjykatësi ka refuzuar kërkesën për lirim, kërkesën për seancë verbale, por i ka pranuar kërkesën për riklasifikim.

Kërkesën e bëri avokati mbrojtës Ben Emmerson i cili kishte ofruar dokumente që e mbështesnin rastin e tij.

Sipas prokurorit të Speciales, Jack Smith nëse lirohet Veseli “një rrezik i vazhdueshëm për arratisje që vetëm do të rritet nëse Veseli merr vesh të gjithë provat kundër tij”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme