Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit G.K., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e tij për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.
Gjykata e shkallës së parë, pas shqyrtimit të provave, kishte ardhur në përfundim se në veprimet e të dënuarit formohen elementet e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, ngase i dënuari edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se me veprimet e tij i tejkalon kompetencat e tij, sepse i njëjti ka qenë përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të testimit me shkrim për patentë shofer në cilësinë e ekzaminerit, me dashje ka tejkaluar kompetencat duke i treguar pyetjet e sakta kandidates- të dëmtuarës Sh.H., e cila nuk kishte njohuritë e duhura për kalimin e testit me shkrim për patentë shofer.
Edhe kolegji i Gjykatës Supreme ka konstatuar se në veprimet inkriminuese të të dënuarit G.K., përmbushen të gjitha elementet e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par.1 të KPRK, për çka nuk janë të bazuara as pretendimet për shkeljen e ligjit penal. Ngase i dënuari në rastin konkret ka tejkaluar kompetencat e tij të përcaktuara sipas Ligjit nr.05/L-064 për patentë shofer, nga neni 60 dhe neni 15 i Udhëzimit administrativ nr. 14/2017 për dhënien e provimit për patentë shoferë me qëllim që të dëmtuarën ta kaloi në testin teorik për patentë shoferë në kundërshtim me kërkesat dhe kushtet e ligjit dhe udhëzimit administrativ për patentë shoferë, e që sipas obligimeve ligjore, sipas kësaj dispozite, i dënuari si ekzaminer, është dashur që të ndërmerr të gjitha veprimet e parapara në këtë dispozitë, për të parandaluar kalimin e kandidatit pa njohuri përkatëse të testit teorik për patentë shoferë e jo të ndërmerrte veprimet direkte duke i treguar kandidates përgjigjet e sakta të testit teorik, kështu që i dënuari ka vepruar në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me ligj.
G.K., është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muaj si dhe i është shqiptuar edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimet publike në kohëzgjatje prej 3( tri) viteve, i cili do të fillon të ekzekutohet pas mbajtjes së dënimit me burgim, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...