Gjykata Supreme ka pranuar ankesat e fundit të kandidatëve për kryetarë dhe asamblistë në zgjedhjet lokale 2021, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Me aktgjykimin AA.nr 81/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si te pabazuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, sipas të cilit, Listës Serbe i është shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 10,100.00 euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të datës 14.11.0221.
Me aktgjykimin AA nr. 82/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, GI Srpska Narodna Sloga, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së. Ankesa e S.S., kandidat për kryetar të komunës Kllokot, nga subjekti politik, GI Srpska Narodna Sloga po ashtu lidhet me vendimin e PZAP-së sa i përket shitblerjes së votave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë.
Ndryshe, me aktgjykimin AA.nr 84/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si pjesërisht të bazuar ankesën e kandidatit B.Xh., nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Dragash, dhe ka ndryshuar vendimin e PZAP-së, Anr. 1143/2021 në pjesën e II të dispozitivit të tij, duke urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të organizojë përsëritjen e procesit të votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021, për kryetar të komunës së Dragashit. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Gjykata Supreme vendos që të përsëritet votimi nga jashtë për komunën e Dragashit
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...