Kosovarët vazhdojnë pritjet e gjata para ambasadave për t`u pajisur me vizë Shengen. Mbledhja e shumë dokumenteve dhe pritjet sikur harrohen kur ambasada u jep një të tillë, por dëshpërimi shtohet edhe më tepër kur përgjigjja është thjesht një refuzim.
Dëshira e Halide Rexhepit nga Lipjani është të vizitojë djemtë e saj që jetojnë në Gjermani e Austri. Por kjo dëshirë nuk do të t`i plotësohet sepse për herë të dytë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ia refuzoi dhënien e vizës. Tash, ajo shpreson se vizat shpejt do të liberalizohen.
“Une i kam 3 djem, dy ne Austri,një në Gjermani. Dy herë më është refuzuar viza në Austri e kesaj rradhe po shpresoj të shkoj tek djali tjeter në Gjermani, po pres ishalla ma leshojne. Atje djalit po i thone te na s’është faji, krejt i ke në rregull, po te ambasadat këtu. Liberalizimi i vizave do të ishte mirë për neve pleqve, por edhe për të rinjët”, ka thënë ajo për RTK.
Por, një fat më të mirë ka 76-vjeçarja Naile Rrafshi. Edhe pse sa herë që aplikon për vizë që të vizitojë familjarët në Gjermani, i duhet të kompletojë shumë dokumente, ajo e harron lodhjen, kur Ambasada i jep vizën.
Sidoqoftë, procedura edhe më të vështira duhet të ndjekin qytetarët e tjerë që presin për bashkim familjar
Përveç pritjeve të gjata për vizë para Ambasadës së Gjermanisë apo atë të Zvicrës, situata dhe procedurat e gjata për pajisje me vizë janë të njëjta edhe tek të tjerat që janë pjesë e zonës Shengen./RTK/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...