Refuzimi i Kurtit për takim joformal në Tiranë, Çitaku: Fëmijërore, Rama nuk të ftoi në darsëm

10:41 | 17 Korrik 2023
E.H

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë pjesë në takimin joformal në Tiranë, të thirrur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Çitaku e ka quajtur fëmijëror mospranimin e Kurtit si dhe politikisht e papërgjegjshme, shkruan Arbresh.info.

“Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?!”, ka shkruar Çitaku.

Ajo tutje përmes potimit në Facebook i tha Kurtit se Rama nuk e ka ftuar në darsëm familjare por në takim me liderët e rajonit.

“Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karrshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu. Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën”, tha Çitaku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme