Tri ftesa i kishte dërguar presidenti Hashim Thaçi liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, për ta nominuar për kryeministër të vendit. Kurti i ishte përgjigjur ftesës së presidentit vetëm pasi që tri herë kishte refuzuar që të shkonte për ta marrë mandatin për të formuar Qeverinë e Kosovës.
E avazin e refuzimit ndaj ftesave të presidentit, tashmë kryeministri Albin Kurti po e vazhdon edhe nga pozicioni i kryeministrit të vendit.
Janë dy ftesa që Kurti i ka refuzuar presidentit Hashim Thaçi për t’u takuar, e që temë e këtyre takimeve ishte paralajmëruar koordinimi për politikën e jashtme.
Ditën e djeshme, presidenti Hashim Thaçi i kishte lënë tri termine kryeministrit Albin Kurti për të zhvilluar një takim, por që ky takim nuk është realizuar, derisa Kurti ka paralajmëruar se një takim mund të mbahet të premten e kësaj jave po që nuk ka një konfirmim zyrtar.
Edh e presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Albin Kurti për të zhvilluar takim.
Ky refuzim që dy krerët e shtetit po i bëjnë njëri-tjetrit, po shihet si inat personal nga e kaluara.
Artan Demhasaj nga organizata Çohu, thotë se ky refuzim që i bëjnë njëri-tjetrit për t’u takuar është për inate personale dhe për shkak të populizmit.
Ai thotë se në këtë kohë koordinimi i të gjitha institucioneve është çështje urgjente për shkak të dialogut dhe të taksës ndaj produkteve serbe.
“Me gjasë munden me pas ndikim edhe inatet personale, sepse e dimë që marrëdhëniet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti asnjëherë nuk kanë qenë të mira prej kur këta kanë filluar të merren me politikë. Por, pos kësaj me gjasë ndikim të madh ka edhe populliz mi, se sa populliste është të mos ta takosh presidentin Thaçi apo anasjelltas të mos ta takosh kryeministrin Kurtin. Kjo mund të ketë një dozë të lartë të popullizmit, prandaj edhe kjo mund të ketë ndikim të madh që takimet nuk po ndodhin”, thotë ai.
Demhasaj potencon se koordinimi i bartësve të institucioneve dhe liderëve të tjerë të partive politike është i domosdoshëm.
Mos koordinimi i liderëve politik, sipas tij, bënë që të dobësohet pozicioni i Kosovës në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare
“Pikërisht tash në këto momente kur kemi kaq shumë presion për me e heq taksën prapë së prapë nuk kemi koordinim të të gjithë liderëve institucional, po edhe politik se si të veprohet tash në një situatë të tillë. Po ndodh që pozicioni i Kosovës po dob ësohet vazhdimisht në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, e sidomos në aspektin e marrëdhënieve që i kemi me ShBA-të. Prandaj, nuk besoj dhe nuk duhet që liderët institucional po as politik të lejojnë që marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të të acarohen për shkak të taksës apo për shkak të dialogut. Fillimisht mendoj që këta duhet të koordinohen brenda për brenda Kosovës dhe nëse këta kanë me e shkua një zëri me ShBA-të ose në BE dhe kanë me e dhënë qëndrimin e tyre edhe për taksën edhe për dialogun presioni ka me qenë shumë më i vogël në çfarëdo ane që të vendosin dhe njëkohësisht Kosova ka me qenë e përfaqësuar shumë më denjësisht në marrëdhënie ndërkombëtare”, thotë ai.
Ndërkaq, njohësi i zhvillimeve politike Rasim Alija, potencon se mos takimi në mes liderëve institucional bëhet për shkak të inateve që të dy kanë nga e kaluara.
“E gjithë kjo duhet parë në dritën ose në dy elemente, i pari është thjeshtë armiqësia ose pozicionimi i presidentit Thaçi dhe z.Kurti sa ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, e në këtë rast sa ka qenë Lëvizja Vetëvendosje pjesë e opozitës. Jemi që të gjithë të vetëdijshëm për ato armiqësitë e hershme që i kanë pasur presidenti me kryeministrin aktual. Elementi i dytë është presidentin aktual nuk mund ta shohim vetëm si president, nuk mund ta shohim vetëm në pozitën e presidentit, mirëpo duhet ta shohim edhe prej pozicionit tjetër, e pozicioni tjetër është se presidenti aktual ka qenë kryetar i PDK-së, ka qenë kryeministër për dy mandate, ka qenë ministër i jashtëm dhe roli i tij në gjithë procesin e dialogut nuk është që është parë me tone pozitive as nga LVV, mirëpo as nga subjektet tjera politike. Në rrethanat e tilla është krejt e natyrshme që z.Kurti të hezitojë që t’i respektojë afatet ose terminet që i cakton presidenti i Kosovës”, thotë ai.
Ai thotë se në rrethana normale një takim mes kryeministrit dhe presidentit nuk do të bëhej temë e diskutimit dhe se caktimi i takimeve nuk do të duhej të vihej në shprehje.
“Është një lojë politike të cilën z.Kurti si kryeministër i vendit edhe duke e marrë parasysh rolin e presidentit aktual, rolin e mëhershëm si kryetar i PDK-së dhe dy herë kryeministër i vendit po tenton që ta krijojë narracionin që z. Thaçi ose presidenti aktual i vendit të jetë sa më larg procesit të dialogut”, thotë ai.
Një takim në mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti, është paralajmëruar për nesër, ndërsa deri më tani nuk është konfirmuar nëse presidenti do ta pres në këtë takim kreun e qeverisë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...