Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka zhvilluar një takim me delegacionin e Sekretariatit të Komuniteti të Energjisë, ku ka diskutuar për performancën e Kosovës në përputhje me Acquis të Komunitetit të Energjisë.
Szunyog me anë të një postimi në platformën X, ka bërë të ditur se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme.
“Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë përbërëse e Agjendës së Reformave të Kosovës, gjithashtu diskutuam për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. Theksova se BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes për Energjinë”, ka shkruar Szunyog./Arbresh.info
While stressing that green transition, integration & decarbonization of the energy sector are integral to #Kosovo’s Reform Agenda, we also discussed recent developments in the energy sector. Highlighted that the EU supports 🇽🇰with EUR 75 mil as part of the Energy Support Package.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 3, 2024
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...