Ndryshimet që duhet të përfshihen në Ligjin për presidentin, kanë të bëjnë me formën e zgjedhjes.
Sipas analistëve, kompetenca shtesë nuk duhet t’i jepen, derisa theksojnë rëndësinë e zgjedhjes nga populli.
Profesori, Mazllum Baraliu, thotë se me legjislacionin në fuqi, presidenti ka rreth 30 kompetenca.
“S’duhet të këtë as një kompetencë ma tepër për presidentin pasi i ka 30 të tilla, por do të duhej të zgjidhet nga populli pasi vazhdimisht po kemi drama e probleme kur po vije çështja e zgjedhjes së shefit të shtetit. Presidenti partiak nuk është burim i vullnetit të popullit dhe se ka legjitimitetin si ai që zgjidhet nga populli, pastaj mund të jetë i ndikuar nga një subjekt politik”.
Edhe sipas analistit, Fatmir Sheholli, reforma zgjedhore duhet të përfshijë edhe Ligjin për presidentin.
“Është imediate reforma zgjedhore bile në substancë te saj. Natyrisht që me marrëveshje të të gjitha partive politike parlamentare por edhe jo parlamentare duke përfshirë edhe shoqërinë civile, ASHAK-un dhe faktorë relevant të shoqërisë të përfshijnë edhe Ligjin për president të vendit. Për kompetenca të presidentit duhet konsensus shoqëror”.
Kosova vazhdon ende që shefin e shtetit ta zgjedh nga marrëveshjet partiake që bëhen për koalicione qeverisëse, megjithëse jo zyrtare.
Pra, posti i presidentit mbetet “pazari”, më i lart në vend./V.Selimi/arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...