Opozita tash e disa javë po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, por sipas raporteve të organizatave vendore e ndërkombëtare që merren me monitorim të zgjedhjeve së pari duhet të bëhet një reformë zgjedhore. Kjo kërkesë është bërë edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, i cili u publikua të martën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Anëtarët e shoqërisë civile konsiderojnë se është afati i fundit për reformë zgjedhore dhe reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse e t’i eliminojë gabimet e zgjedhjeve të kaluara.
Dushi: Qeveria dhe Kuvendi duhet të angazhohen për reformën zgjedhore
Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, në një prononcim për gazetën “Zëri” e ka kritikuar Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për mosfunksionalitet, shkruan tutje “Zëri”.
“Në kushte të funksionimit të mirë të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës do të duhej të angazhohemi që reforma zgjedhore, e domosdoshme në disa segmente, të përmbyllet si proces dhe pastaj të organizohen zgjedhje në të cilat edhe do të mundë të implementoheshin ndryshimet e bëra”, ka thënë Dushi.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok