Nuk po ju mjafton problemi që kanë me brezin kufitar me Serbinë. Por banorët e Karaqevës tashmë do të ballafaqohen edhe me një vendim tjetër.
Mbi 100 nxënës të fshatit Karaqevë nga Komuna e Kamenicës nga 1 shtatori pritet që të ju bashkohen shkollave në fshatrat e tjera.
Krejt kjo pas një vendimi të fundit që kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati, ka marr për të mbyllur disa shkolla ku numri i nxënësve është i vogël.
Ky paralajmërim i bërë publik ditëve të fundit ka revoltuar banorët e Karaqevës.
Selver Lenjani, përfaqësues i fshatit Karaqevë e Poshtme ka ngritur shqetësim se në rast se mbyllet shkolla fillore “Asllan Thaçi”, atëherë mund të ketë shpërngulje masive nga ky fshat.
“Ne jemi të shqetësuar, ne si bashkësi e kemi kundërshtuar këtë. Bëhet fjalë për 100 nxënës. Në rast se mbyllet shkolla ashtu siç është paralajmëruar atëherë do të ketë shpërngulje të banorëve nga ky fshat i cili gjendet në brez të kufirit më Serbinë. I bëjmë apel Qëndron Kastratit që mos të luaj më nxënësit e banorët. Pse ministria nuk po i mbyll shkollat në vendet e tjera, po vetëm në Kamenicë. Këtu po flitet për 19 shkolla dhe kjo nuk është në rregull. Shqetësim kanë edhe mësimdhënësit. I kemi dërguar një letër edhe Presidentit , Kryeministrit, e Ministrit. Ne nuk pranojmë që të na mbyllet shkolla në fshatin tonë. Aktualisht në Karaqevë janë mbi 1000 banorë, por në rast se mbyllet shkolla këtu do të ketë shpërngulje”, ka thënë Lenjani.
E të njëjtin shqetësim më të e ndanë edhe drejtori i shkollës “Avni Rrustemi”, Fehmi Kastrati nga Karaqeva e Epërme.
Kastrati për arbresh.info, ka treguar se për dallim nga shkollat e tjera këtu është thënë se nuk do të mbyllet shkolla.
Drejtori Kastrati ka treguar se këtu parashihen të barten nxënësit nga klasa e parë deri të pestën në një shkollë tjetër, ndërsa në shkollën e tyre të vinë nxënës nga e gjashta deri në të nëntën.
“Ne si kolektiv po ashtu edhe prindërit janë të shqetësuar për vendimin e fundit që e ka marrë kryetari Kastrati. Shkolla jonë nuk është paraparë që të mbyllet në tersi. Këtu është thënë se nga kjo shkollë do të largohen vetëm nxënësit e cikleve të ulëta ndërsa në këtë shkollë do të vinë për të vijuar mësimin nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën nga fshatrat e tjera. Kjo është e pakuptimtë. Ne i kemi aktualisht rreth 100 nxënës dhe prindërit janë kundër këtij vendimi.”
Ky vendim i ka shqetësuar edhe mësimdhënësit të cilët kanë nga 30 vite përvojë pune, por që me një vendim të tillë mund të mbesin pa punë.
Në Drejtorinë Komunale të Arsimit nuk ishin të gatshëm të prononcohen rreth këtyre shqetësimeve.
Kujtojmë se ditëve të fundit në media ka qarkulluar lajmi se Kryetari i Komunës ka marrë vendim për një reformë në arsim. Pjesë e kësaj reforme në Komunën e Kamenicës pritet të jete edhe bartja e nxënësve nga një shkollë në tjetrën./arbresh.info/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...