Banorët e fshatrave të Kamenicës, edhe pas një viti, nuk u pajtuan me mbylljen e shkollave të tyre, si pjesë e një vendimi të kryetarit, Qendron Kastrati, për reformë.
Tash, një raport i fundit i Avokatit të Popullit, thotë se ka gjetur disa shkelje, dhe kërkon rishikim të këtij vendimi.
Në pikët 10 të raportit, kërkohet që shkolla “Hasan Prishtina” në Fshatin Busavatë nuk duhet të mbyllet, duke marr parasysh numrin e mbi 100 nxënësve, si dhe objektin e ri në të cilën ka investuar MASHT. Ndërsa, një pikë më poshtë, raporti pohon se shkollat në Strezovc dhe Krilevë, që bashkë kanë 100 nxënës, duhet të fuzionohen.
Në këtë raport, Kastrati akuzohet edhe për trajtim diskriminues ndaj nxënësve të fshatrave ku nuk janë shpërnda librat për mësim.
“Fakti se nxënësve të shkollave në fshatin Krilevë dhe Strezoc nuk u janë shpërndarë tekstet shkollore po ashtu është në kundërshtim me dispozitat ligjore, të gjithë nxënësit e shkollave të tjera janë pajisur me tekste shkollore, prandaj trajtimi ndryshe i nxënësve të këtyre shkollave, është trajtim i pabarabartë dhe është diskriminues”.
Poashtu, pika 27 e këtij raporti, thotë se në vendimet e kryetarit Qnedron Kastrati, “gati të gjitha dispozitat e cituara përcaktojnë vetëm përgjegjsi të përgjithshmë të kryetarit, pa i dhënë ndonjë autorizim specifik lidhur me organizimin e arsimit parauniversitar”.
“Vendimet e nxjerra nga MASHT-i për themelimin e shkollave, derisa të jenë në fuqi, duhet të respektohen nga komuna, ato nuk mund të anulohen e as shfuqizohen nga Komuna”.
Avokati i Popullit, hedh poshtë edhe pretendimet e Qendron Kastratit, për numrin e nxënësve, teksa shton se veprimet e tij, janë në kundërhstim me standardet e përcaktuara nga MASHT.
Institucioni i Avokatit të Popullit, për Komunëne Kamenicës, rekomandon që vendimit të rishqyrtohet, tekstet shkollore të shpërndahen për të gjithë nxënësit pa diskriminim, teksa Ministrisë së Arsimit, që të nxjerr udhëzim administrativ, përmes të cilave do të vendos standarde ligjore në përputhje me situatën e krijuar me zvogëlimin e numrit të nxënësve në të gjitha komunat e Kosovës./rtvdukagjini
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...