Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për Menaxhim të pandemisë ku është rekomanduar lehtësim të masave anti-COVID, të cilët pritet të miratohen nesër.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info Drin Podrimqaku, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Podrimqaku tha se ora policore është rekomanduar të zhvendoset në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomisë të lejohet deri në orën 23:00.
“Ora policore është rekomanduar të zhvendoset në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomisë të lejohet deri në orën 23:00. Maska të hiqet në ambientet e jashtme, fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR”.
Po ashtu pas mbledhjës në konferencë për medie Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se do të lehtësohen edhe masat për ata që hyjnë në Kosovë.
Në takim është propozuar që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të dëshmojnë se janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Ata që kanë një dozë të vaksinës duhet të kenë edhe testin PCR./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë bashkërendim me pr...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...