Refiqe Tërnava është kandidate për deputete nga radhët e koalicionit AKR-Nisma-PD.
Tërnava shpreson që ky koalicion të jetë katalizator i ndryshimeve pozitive në vend.
“Edhe në këto zgjedhje kërkoj besimin tuaj për t’ju përfaqësuar në Kuvend, si zë i juve të gjithëve, e veçanarisht i grave dhe vajzave të reja”, ka shkruar Ternava.
Ky është postimi i plotë i saj:
Te nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të dashur miq,
Pas diskutimit me Presidentin Pacolli, jemi dakorduar që edhe në këto zgjedhje të kandidoj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga rradhët e koalicionit #AKR-Nisma-PD.
Andaj, me bindje të plotë që ky koalicion do të jetë katalizator i ndryshimeve pozitive në vend, edhe në këto zgjedhje kërkoj besimin tuaj për t’ju përfaqësuar në Kuvend, si zë i juve të gjithëve, e veçanërisht i grave dhe vajzave të reja.
Na priftë e mbara e Zoti na ndihmoftë në rrugëtimin tonë të ri!
E juaja,
Refiqja
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit