Ambasadori Philip Reeker, nga zyra për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë tha të enjten se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën zgjedhore në Shqipëri si dhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Ai i bëri këto komente në një telekonferencë me gazetarë në Bruksel, gjatë së cilës foli për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Evropë gjatë kësaj jave, si dhe përparësitë e marrëdhënieve transatlantike.
Më herët parlamenti në Shqipëri miratoi ndryshimet në Kodin zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit të arritur ndërmjet Partisë Socialiste dhe opozitës jashtë parlamentare
“E mirëpresim marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Jemi të kënaqur që ambasadorja (Yuri) Kim ishte në gjendje të ndihmojë shqiptarët që të lëvizin në drejtimin e duhur. Shqipëria është aleate e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka bërë një rrugë të gjatë nëpër vite. E dini se kam qenë i përfshirë në atë pjesë të botës për një kohë të gjatë. Ne duam të shohim zhvillime pozitivë ne Shqipëri dhe është me rëndësi që po shohim reformën zgjedhore, është me rëndësi që të gjitha palët e spektrit politik marrin pjesë në institucione. Kjo është demokracia dhe në do të vazhdojmë të angazhohemi, të monitorojmë dhe të inkurajojmë të gjitha palët”, tha zoti Reeker.
Ai theksoi historinë e gjatë të përfshirjes në rajon dhe në këtë kuadër shprehu mbështetjen për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.” Deklarata e plotë e @USEmbassyTirana ? https://t.co/8UDiYoxhGD pic.twitter.com/DRI1KOqzch
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) July 23, 2020
“Kjo mbetet një përparësi me rëndësi për ne. Mendojmë se ata duhet të punojnë për të gjetur një zgjidhje dhe mirëpresim këtë mundësi. Siç e dini, i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, ka punuar në rrafshin ekonomik për t’ju ndihmuar të dyja vendeve që të gjejnë rrugët për të përmirësuar ekonomitë e tyre, me fjalë të tjera të përmirësojnë jetët e qytetarëve të tyre”, tha zoti Reeket duke theksuar se palëve duhet ndihmuar që të gjejnë drejtimin për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të siguruar më shumë qëndrueshmëri dhe siguri në rajon.
Ai përmendi marrëveshjet për lidhjet ajrore e hekurudhore ndërmjet palëve të ndërmjetësuara nga ambasadori Grenell, ndërsa u shprehu mbështetje për përpjekjeve të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.
“Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe mbështetës të procesit dhe të përparimit në atë drejtim dhe mendojmë se të dyja vendet mund të bëjnë hapa të mëdhenj në këtë rrafsh… Do të vazhdojmë të bisedojmë me BE-në dhe palët tjera të interesuara për këtë proces. Jam i kënaqur të shoh se ata u janë kthyer bisedimeve dhe në do të vazhdojmë t’i mbështesim ato”, tha zoti Reeker.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian rifilluan pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte./VOA
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave