Tash e sa ditë Kosova po përballet me reduktime të energjisë elektrike, si pasojë e krizës energjetike.E këto reduktime po dëmtojnë sidomos bizneset në vend. Përfaqësues të bizneseve, sidomos në gastronomi, me të cilët bisedoi Ekonomia Online, treguan se po detyrohen të blejnë gjeneratorë, ose të servisojnë gjeneratorë, që kanë qëndruar nëpër depo qe shunë vjet.
Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, tha se mungesa e energjisë elektrike sjell probleme të mëdha, duke thënë se pajisjet moderne nuk mund të punojnë me çfarëdo energji elektrike, teksa shton se tensioni i ulët i energjisë elektrike paraqet probleme të mëdha.
“Kemi shumë ndërprerje dhe nuk është në rregull që institucionet tona neve si zona rurale të na fusin me ndërprerje shumë më të gjata se sa ato urbane. Për këtë arsye edhe popullata po shpërngulet. Paramendoni sikur ne, për shkak të këtyre presioneve që i kemi drejtpërdrejtë nga moskujdesi i institucioneve tona, sikur edhe ne të shpërngulemi në zonën urbane. Nuk mund të ekzistohet me gjenerator, ka harxhime jashtëzakonisht shumë të mëdha. Ka rritje të çmimeve në lëndën e parë, ka rritje të çmimeve në transport”, thotë Piraj.
Ai tha se gjeneratorët harxhojnë diku afro 500 euro në ditë e se kjo është e papërballueshme. Dëme i kanë shkaktuar edhe KEDS-i, për të cilët thotë se procedurat e vonuara nëpër Gjykata, e kanë detyruar të heq dorë nga ndjekjet penale.
Si pasojë e kësaj krize, kërkesat për gjenerator janë rritur si për familje e për biznese. Por edhe servisëve të gjeneratorëve këto ditë i’u është shtuar puna.
Këtë për Ekonomia Online e ka konfirmuar Eron Hamza, i cili merret me servisimin e tyre, tha se tha se kërkesat për rregullimin e gjeneratorëve janë rritur.
“Rryma u ndal qe dy ditë. Qe njëzet vite nuk i kanë përdor hiç, e i kanë dhënë zor tash pasi u ndal rryma. Nuk i kanë përdor qe një kohë të gjatë, secili ka nevojë. Po duhet me ja bë nga një servis se nuk i kanë ndez moti, për gjysmë ore, një orë e rregulloj. Tash po i japin zor shumë, shpirtin në fyt e kanë, i japin zor menjëherë. Mu prish kjo, mu prish furra”, u shpreh ai.
Dëme të mëdha po i shkakton edhe Tahir Berishës, berber në Prishtinë. Ai thotë se si pasojë reduktimeve të energjisë elektrike kanë pasur vështirësi shumë dhe janë detyruar të blejnë edhe gjenerator.
“Punë nuk ka, duhët me ndez gjeneratorin myshteriu nuk mundet me ardh me u qeth se nuk ka rrymë. Shumë problem, edhe e paguajmë edhe nuk ka kjo është shumë keq. Puna ka ra shumë ka ra se po nvaremi prej rrymës, ski rrymë nuk ka punë.U dashtë me ble gjeneratorin, deri tash nuk kemi pas nevojë, tash u dashtë me ble. Pa gjenerator nuk mundemi me punu, nxemja nuk punon. Pajisjet nuk i bën, klimën nuk e bën, për nxehje e kemi ftohtë. Disa drita, ndonjë maqinë po, fenin, bojlerin jo”, tha ai.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...