Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) , Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim duke thënë se reduktimet janë si pasojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti.
Këto deklarata, kreu i AAK-së i ka bërë në një konferencë për media, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Çështja e reduktimeve shihet që është menaxhim i keq i kësaj qeverie, të kesh reduktime në gusht faji dihet ku është, paaftësia e kësaj qeverie”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka folur pas takimit me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, të cilit ka thënë se i ka kërkuar mbështetje për politiken e jashtme.
“Kemi diskutuar çështjen e hekurudhës Kosovë – Shqipëri, kemi folur për bashkëpunimin në energji. Kemi kërkuar ndihmën e Shqipërisë në politikën e jashtme, veçanërisht të përshpejtohet arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi për njohje reciproke”, ka thënë ai.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...