Reduktimet e energjisë elektrike që kanë nisur para disa ditësh, po u shkaktojnë dëme të mëdha kompanive prodhuese të cilat eksportojnë edhe jashtë vendit.
Për shkak të mungesës së prodhimit shumë punëtorëve po u rrezikohet vendi i punës.
Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thonë se dëmet materiale janë të pariparueshme, marrë parasysh situatën në të cilën ndodhen bizneset dhe kompanitë prodhuese.
Fabrika e aluminit nuk mund t’i prodhojë produktet pa energji elektrike.
Gjeneratorët që i posedon fabrika nuk e mbulojnë kapacitetin e nevojës për makinerinë që ka.
Avni Halimi, përgjegjës i prodhimit, tha se po ballafaqohen me humbje të mëdha, si në kapacitet e prodhimit po ashtu edhe në përmbushjen e kontratave ndaj klientëve vendorë e të huaj.
“Nëse ndalet rryma vetëm 2 orë ne na hupin edhe 4 orë tjera derisa të nxehet makineria, furrat për me rifilluar, janë diku 6 orë brenda ditës me ndërprerje që humbim punë”, ka thënë Halimi.
Në këtë situatë Avniu thotë se për shkak të pamundësisë se prodhimit, punëtorëve u rrezikohet
vendi i punës. E sadopak për t’u lehtësuar këto vështirësi, ai thotë se një plan javor i reduktimeve do t’u mundësonte një orar më të efektshëm për prodhim.
Këto reduktime që kanë nisur ditët e fundit, edhe prodhuesve të tjerë po u shkaktojnë humbje të mëdha materiale, e të cilat janë të pariparueshme, thonë nga dhoma e tregtisë dhe industrisë
“Humbjet shkaktohen në varësi të kapaciteteve të biznesit dhe shkojnë nga qindra euro në ditë deri në qindra mijëra euro. Biznesi e ka të pamundshme t’i evitoj duke marrë parasysh edhe situatën shumë të rendë në të cilën ndodhet, qoftë të importit të lëndës së parë edhe kapaciteteve të prodhimit”, ka thënë Skender Krasniqi.
RTK, gjatë ditës ka provuar të sigurojë një përgjigje nga KEDS për kërkesat e kompanive, për një orar javorë të reduktimeve, por nuk kanë marrë përgjigje. Nga Ministria e Ekonomisë tashmë kanë njoftuar se reduktimet do të zgjasin të paktën deri më 25 gusht.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...