Google ADS

“Reconcilation” shpallet më i miri në DokuFest, këta janë fituesit e tjerë

22:51 | 14 Gusht 2021
S D

Filmi “Reconciliation” i Marija Zidar është shpallur më i miri i edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Dokufest”.

Edhe në këtë edicion, sikur viteve të kaluara, janë ndarë çmime për filmat më të mirë në kategori të ndryshme, shkruan Klankosova.tv.

“Një Fëmijë” i Bekim Gurit është shpërblyer me çmimin “Filmi më i mirë Kombëtar”.

“Vozitësi” i Valter Lucajt ka marrë dy çmime, atë të publikut dhe të distribuimit, ndërkaq çmimin “Best Balkan Newcomer” e ka fituar “Rampart” nga Marko Grba Sing.

Çmimin për “Filmin më të mirë të shkurtër” në garën ndërkombëtare e ka rrëmbyer “The Criminals” nga Serhat Karaaslan.

Ndërkaq, “Dokumentari më i mirë i shkurtër në kategorinë ndërkombëtare” është zgjedhur “The Rifle Man” nga Sierra Pettengill, derisa “Best International Dox Feature” e ka fituar “We” e Alice Diop.

Me “Best Green” është shpërblyer “White on White” nga Viera Cakanyva, derisa “Filmi më i mirë për të drejtat e njeriut” është zgjedhur “Our Memory Belongs to Us” nga Rami Farah.

Çmimin e “Truth Dox” e ka fituar “Writing with Fire” i Rintu Thomas dhe Sushmit Ghosh.

Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit dhe Filmit të Shkurtër “DokuFest” është festivali më i madh i këtij lloji në Kosovë dhe rajon.

Ky festival mbahet çdo vit në Prizren prej vitit 2002 dhe çdo verë në këtë festival shfaqen 160 filma dokumentarë dhe të shkurtër nga e gjithë bota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme