Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se vendimi për të obliguar personat me targa të Serbisë që të pajisen me targa të përkohshme të Kosovës është legjitim.
Ai në një konferncë për medie ka folur edhe për siutuatën e sigurisë, duke e cilësuar të qetë.
“MPB-ja me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që obligim targa të përkohshme për gjitha automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Nga data 21 shtator përveç mundësisë së pajisjes me targa të përkohshme në gjitha pikat kufitare, qytetarët mund të pajisen edhe në gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Gjendja e sigurisë është e qetë. Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme operative e logjistike për të mos penguar lëvizjen e njerëzve e mallrave. Vendimi është legjitim për faktin se përkundër që Kosova ka liruar qytetarët nga Serbia që të lëvizin lirshëm në Kosovë me automjete të tyre, Serbia detyron qytetarët e Kosovës të vendosin targa të përkohshme për të hyrë në Serbi”.
“Ky vendim ka të bëjë me qarkullimin me targa të Serbisë. Do të ketë mekanizma të lirë që të kompensojmë çfarëdo dëmi që i bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha ai./arbresh.info.
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...