Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron në një vizitë zyrtare në shtetin e Maltës, ku po zhvillon takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë shtetëror të këtij vendi.
Sot gjatë ditës, ministri Reçica u takua me Presidenten e Maltës, znj.Marie-Louise Coleiro Preca, me të cilën bashkëbiseduan për marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe Maltës. Ministri Reçica falënderoi presidenten për mbështetjen që shteti i Maltës ka dhënë për Kosovën, nga data e njohjes së pavarësisë e këndej.
Ministri dhe Presidentja u dakorduan që të intensifikohen marrëdhëniet në mes të dy vendeve mike dhe me këtë rast, Presidentja e Maltës theksoi se përpos mbështetjes në aspektin diplomatik dhe procesit të integrimit Evropian, janë të interesuar të ndihmojmë Kosovën edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik.
Sot, ministri Reçica zhvilloi një takim bilateral edhe me Ministrin e Familjes, të Drejtave të Fëmijëve dhe Solidaritetit Social, z.Michael Falzon, gjatë të cilit u pajtuan për bashkëpunim më të ngushtë në mes të dy shteteve. Ministri Falzon theksoi se Malta ka një sistem të avancuar të shërbimeve dhe sigurimeve sociale dhe në këtë aspekt, shteti i Maltës mund të ndihmojë në shkëmbimin e përvojave me shtetin e Kosovës.
Ministri Reçica, gjatë ditës së sotme iu drejtua të pranishmëve me në fjalim, në ditën e dytë të konferencës së nivelit të lartë mbi ndalimin universal të ndëshkimit trupor të fëmijëve. Ministri foli për të drejtat e fëmijëve në Kosovë, legjislacionin i cili rregullon të drejtat e tyre, po ashtu, iniciativën për ligjin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, si dhe përfshirjen e provizioneve të veçanta për ndalimin e ndëshkimit trupor të fëmijëve në këtë ligj.
Kjo konferencë u përfaqësua nga shumë shtete të botës dhe të gjithë u zotuan se do të ngritin vetëdijen e shoqërisë, se ndëshkimi trupor i fëmijëve nuk është edukim dhe ajo duhet të eliminohet.
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...