Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, ku është takuar me kryetarin e saj, Shaban Kajtazi dhe përfaqësues tjerë.
Gjatë takimit, Reçica u njoftua gjerësisht rreth preokupimeve kryesore të pensionistëve, duke nënvizuar faktin se një reformë e përgjithshme në aspektin organizativ dhe ligjor do ishte fillim i mbarë për një sistem të qëndrueshëm dhe të avancuar pensional.
“Jam i vetëdijshëm se pozita e juaj nuk është nga më dinjitozet por ju premtoj se jam afër vendimeve dhe ndërmarrjes së hapave konkrete sa i përket një plotësim-ndryshimi të detajuar të Ligjit për Skemat Pensionale të Shtetit ku synojmë reformë të sistemit pensional në aspektin organizativ dhe ligjor, në mënyrë që në të ardhmen mos të kemi kundërshtime ligjore të ligjeve me njëra tjetrën”, ka thënë Reçica.
Ndërkaq, Kajtazi në emër të pensionistëve falënderoi ministrin Reçica për kontributin në përmirësimin e kushteve të pensionistëve dhe realizimin e të drejtave të tyre.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje