Kuvendi i Kosovës ka bërë sot shqyrtimin e raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare.
Ministri i MPMS-së, Skender Reçica vlerësoi punën e komisionit për raportin në fjalë dhe tha se MPMS ka qenë gjithherë bashkëpunuese me komisionin.
“Me qëllim të avancimit dhe përmirësimit të shërbimeve sociale, MPMS ka arritur që të licencojë mbi 800 punëtor social dhe 25 OJQ, si ofrues të shërbimeve sociale familjare si dhe ka aprovuar 22 standarde minimale për shërbime sociale dhe familjare”, tha ministri.
Reçica tha se sfidë mbetet mbështetja e grupeve të cenueshme, për shkak të mungesës së një modeli të qëndrueshëm të financimit të shërbimeve sociale dhe familjare duke përmendur mungesën e Grantit Specifik për financimin e shërbimeve në nivel komunal.
“Ne si MPMS, në programin qeverisës dhe në Strategjinë Sektoriale kemi paraparë që të krijohet një financim i qëndrueshëm për shërbimet sociale në nivel komunal, përmes përcaktimit të një formule të qartë të financimit apo krijimin e një Granti Specifik për Shërbime Sociale”.
Reçica tutje tha se MPMS, në fillim të këtij viti ka ngritur vlerën e pagesës së Asistencës Sociale për 20% për çdo familje përfituese në Skemën e Ndihmës Sociale dhe me rastin e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, ka nxjerrë vendim për ngritjen e pagesave për strehimin familjar për fëmijët pa kujdes prindëror dhe me aftësi të kufizuar.
“Ligji për Shërbime Sociale dhe Plotësim Ndryshimi i Ligjit të Shërbime Sociale janë duke u zbatuar, mirëpo me qëllim të avancimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë, MPMS sipas Planit të Punës së Qeverisë për vitin 2018, ka filluar me Draftimin e Koncept Dokumentit për Rregullimin e Fushës së Shërbimeve Sociale dhe Familjare i cili koncept dokument është planifikuar të aprovohet Tetor-Nëntor 2018, ndërsa në vitin 2019 do të vazhdohet me draftimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare”, tha ministri.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...