Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se kjo parti ka nisur shtrirjen edhe në shtetin e Francës.
Ai thotë se sot, në Paris, u formua Këshilli për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë.
Postimi i tij:
Partia Demokratike e Kosovës fillon shtrirjen edhe në shtetin e Francës.
Sot, në Paris, u formua Këshilli për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë.
Me këtë rast kryetar u zgjodh Sami Islami, ndërsa nënkryetar Isak Shabani. Po ashtu u zgjodhën 13 anëtarët e këtij këshilli.
Ky këshill, i cili aktualisht përbëhet nga përfaqësues prej qytetit të Parisit, Lyon-it, Strasburgut dhe Metz-it, do të jetë përgjegjës për organizimin partiak gjithandej ku janë të koncentruar qytetarët tanë.
Ky është një hap i madh drejt konsolidimit të strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë shtet.
Këshillit i dëshiroj punë të mbarë! Komisioni për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë do të jetë gjithnjë në mbështetje të tij./arbresh.info/
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...
Temperaturat e ulëta: Disa këshilla për lëkurë të shëndetshm...