Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, mori pjesë sot në konferencën e parë shkencore me titull “Shoqëria e mbështetur në dije, si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik”, të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik, “Hasan Prishtina”, me mbështetje nga UNDP dhe Komisioni Evropian.
Reçica, gjatë fjalës së tij tha se qëllimi i konferencës për promovimin e bashkëpunimit në mes të hulumtuesve shkencorë është për t’u vlerësuar lartë.
Ai gjithashtu theksoi se ndër sfidat më të mëdha në vend është papunësia e lartë dhe në këtë pikë, ai shprehi garancën se trajtimi i këtij problemi, por edhe problemeve tjera që e karakterizojnë tregun e punës në vend, mbesin prioritet kryesore të MPMS-së.
Konferenca shkencore e organizuar nga Fakulteti Ekonomik është e orientuar drejt prezantimit të punimeve duke trajtuar çështjet e rëndësishme të biznesit, zhvillimit të ekonomisë bashkëkohore, problemeve dhe sfidave të tjera në botë.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...