Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në kuadër të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vazhduar vizitën në Uashington. Me këtë rast, Reçica, i shoqëruar nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, u prit në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Susan K. Falatko, drejtoreshë e Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe të Mesme.
Ministri i shprehi K. Fatalko falënderimet për ndihmën që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Ai e njoftoi për gjendjen socio-ekonomike në Kosovë ku theksoi se shteti ynë po ballafaqohet me disa vështirësi, sidomos me shkallë të lartë të papunësisë, e cila është një sfidë që duhet adresuar shpejt.
“Qeveria e Kosovës po bën përpjekje maksimale për ngritje të mirëqenies sociale dhe rritje të punësimit nëpërmjet objektivave të qarta dhe hapave konkret”, tha Reçica.
Ministri Reçica e njoftoi.Falatko se ka qenë për vizitë në shtetin e Iowa-s nga ku është informuar se ky shtet ka nevojë për fuqi punëtore dhe se do të ishte mirë të shikohen mundësitë e angazhimit të qytetarëve të Kosovës në punë sezonale, ose punësim të përkohshëm. Falatko theksoi se do të shikohen të gjithat mundësitë se çfarë mund të bëhet në këtë drejtim ku shprehi optimizëm se një gjë e tillë mund të realizohet.
Temë diskutimi në mes të Reçicës dhe K.Falatko ishte edhe procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës.
“Jemi në fazën përfundimtare të dialogut dhe jemi optimist në arritjen e një konsensusi nacional me përbërje të të gjitha partive politike në vend, në mënyrë që të kemi një zgjidhje të pranueshme”, tha Reçica.
Ndërkaq sa i përket formimit të ushtrisë, ministri tha se besojmë që brenda pak kohësh Kosova do ta ketë ushtrinë e saj dhe në këtë pikë kërkoi edhe mbështetjen e SHBA-ve.
Ministri gjithashtu foli edhe rreth procesit të integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe të integrimit në organizata të rëndësishme ku bëri me dije se Kosova nuk ka alternativë tjetër, përpos integrimit në familjen Evropiane. K.Fatalko ofroi mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën sidomos në fushën socio-ekonomike, por gjithashtu në të gjitha çështjet për të cilat u diskutua në takim.?
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...