Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica mori pjesë sot në takimin e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, gjatë të cilit u diskutua rreth marrëveshjes për Sigurime Sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.
Ministri Reçica, duke raportuar para anëtarëve të komisionit, lidhur me marrëveshjen në fjalë, paralajmëroi se ajo pritet të nënshkruhet kah fundi i muajit mars.
Ministri njoftoi të pranishmit se grupet teknike të të dyja shteteve tashmë kanë finalizuar draftin e marrëveshjes së përgjithshme për sigurime sociale në mes të Kosovës dhe Zvicrës dhe Marrëveshjes Administrative për zbatimin e marrëveshjes së përgjithshme, të dy këto draft marrëveshje të cilat MPMS i ka përcjellë për në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
Duke folur rreth përmbajtjes së marrëveshjes, ministri Reçica tha se qytetarët që përfitojnë nga kjo marrëveshje do të gëzojnë pensionet kontributpaguese, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës dhe pensionin bazik të moshës.
“Me këtë marrëveshje, qytetarëve kosovarë të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Konfederatën Zvicerane, do të ju mundësohet, që pas arritjes së moshës të pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë”, tha Reçica.
Në anën tjetër, personat të cilët banojnë në Zvicër dhe plotësojnë kushtet për përfitimit të ndonjërit pension sipas legjislacionit të zbatueshëm, pala kosovare është e obliguar që ta eksportoj pagesën e pensionit nga Kosova në Zvicër.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani