Gjendja e helmimit të mbi 1000 banorëve në komunën e Deçanit që dyshohet se ka ardhur nga uji i pijshëm, është gjendje më e rëndë sesa helmimi i vitit 1989 rasti i Deçanit.
Kështu të paktën mendon deputeti i PDK-së në Komisionin për Çështje të Sigurisë, Ilmi Reçica, shkruan arbresh.info.
Ai ka hedhur akuza të renda për pushime e Kryeministrit Albin Kurti në këtë kohë kur Deçani po përballet më një helmim të tillë.
” Është papërgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti që tash e sa ditë nuk është kthyer në Kosovë edhe pas kësaj ngjarje. Kjo ngjarje është edhe më e rëndësishme se pandemia. Edhe nëse kish pas ndonjë takim shumë të rëndësishëm, ai është dashur ta anuloj dhe të vijë e ta thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e jo të qëndroj në pushim.
Sipas tij, FSK-ja ishte i vetmi institucion që ka reaguar me kohë në rastin e helmimit në Deçan.
“ Krejt veprimet janë bërë me vonës, përveç FSK-së e cila ka reaguar e para. Nuk dua të besoj se Qeveria po e ndan se kush po qeveris më Komuna. Kryetari i Deçanit në të gjitha propozimet janë përpjekur të kërkojnë ndihmë. Aq shumë ka neglizhencë nga Qeveria kjo është shumë shqetësuese. Prej vitit 89 nuk besoj që ka pas helmim ma të madh se sa ky në Deçan. Unë mendoj që në këtë gjendje ky komision duhet të kërkoj përgjegjësi nga të gjithë ata që janë në pushtet”, u shpreh Reçic në komision./arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë