Google ADS

Reçica: Komisioni për vlerësimin e invaliditetit funksionalizohet në fund të muajit

17:18 | 22 Nëntor 2017
M. A.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka thënë në një intervistë për Telegrafin se Komisioni Mjekësor për vlerësimin e shkallës së invaliditetit për invalidët e luftës në Kosovë, pritet të funksionalizohet në fund të këtij muaji.
 Ai tha se invalidët do t’i nënshtrohen këtij komisioni profesional për të bërë verifikimin e tyre. “Ka qenë një vendim i vitit 2011, ku ishte ndaluar aplikimi për pensione invalidorë. Tani e kemi marr një vendim që invalidët do t’i nënshtrohen një komisioni mjekësor. Jemi në fund të procedurave që duhet t’i ndjekim. E rëndësishme është që komisioni të jetë profesional dhe kredibil ”, u shpreh Reçica.

Po ashtu ai ka folur edhe për pagesat e veteranëve të cilat ka thënë se është siguruar buxheti i mjaftueshëm. “Veteranët e UÇK-së janë kategoria më e shenjtë që i kemi si Kosovë. Ministrinë e kam gjet në mungesë të 34 milionë eurove. E kam një listë të veteranëve mbi 35 mijë që e kam në sistem dhe për mua të gjithë janë legjitim që e kam për detyrë t’i kryej ato pagesa”, theksoi ministri Skender Reçica.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme