Realizohet fluturimi i parë pas tre muajsh në Aeroportin e Prishtinës

08:52 | 28 Qershor 2020
L G

Pas tre muaj ndërprerje për shkak të pandemisë, sot është realizuar fluturimi i parë nga Baseli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur përmes Facebook nga vetë faqja zyrtare e  Aeroportit të Prishtinës.

“Eshtë kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë nga Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA. Ju urojmë mirëseardhje të gjithë udhëtarëve”, thuhet në njoftim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme