Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja, sipas planit për të realizuar urdhëresat e Gjykatave Themelore.
Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi, nga data 27/qershor/2022 – 03/korrik/2022 janë realizuar 58 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. /arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...