Realizimi i projektit “Dhuna në familje”

15:15 | 8 Nëntor 2019
A. B.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka përfunduar realizimin e projektit ‘’ Fenomeni i dhunës në familje‘’, i cili ka pasur për qëllim parandalimin e dhunës në familje dhe sensibilizimin e të gjithë qytetarëve lidhur me këtë dukuri, rastet e të cilës janë në rritje e sipër.

Në këtë kuadër, DRP e Ferizajt ka bashkërenduar aktivitetet ndërmjet përgjegjësve dhe hetuesve të Sektorit Rajonal të Hetimeve përkatësisht të Njësisë së Dhunës në Familje me të gjitha stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Zbatimi i këtij projekti ka nisur me ligjërata nëpër shkollat e Ferizajt, të Shtimes ,Kaçanikut, Shtërpcës dhe të Hanit të Elezit,

Për mbarëvajtjen dhe ecurinë e projektit janë angazhuar edhe zyrtarë policor të Njësitit të Komunitetit duke bashkëpunuar ngushtë me drejtoritë Komunale të Arsimit.

Projekti “Fenomeni i dhunës në familje” është realizuar gjatë muajit Tetor , ku gjatë kësaj kohe, në këto ligjërata kanë prezantuar një numër i konsideruar i nxënësve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme