Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se nuk kanë marrë asgjë dhe nuk janë në dijeni të përmbajtjes së dokumentit të publikuar në lidhje me ndryshimet e kufijëve në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në një përgjigje për arbresh.info, Stano thotë se nuk i takon atyre të komentojnë përmbatjen e dokumentit dhe se asnjëherë nuk komentojmë për dokumente të ndryshme të botuara nga media.
“Në këtë rast specifik nuk i takon Komisionit Evropian ose Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm që të shprehemi për çështjen e pretenduar jo-letër pasi që Komisioni nuk ka marrë asgjë dhe nuk është në dijeni të përmbajtjes së pretenduar të një dokumenti të tillë”, shprehet Stano.
Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit.
Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë./V.Selimi/arbresh.info/
DOKUMENT| Sllovenia i shkruan BE-së për ridefinim të kufijve, i bashkon trojet shqiptare
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...